Ndryshon testimi për patentën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse përdorimi i makinave me marshe ju duket i vështirë, tashme ju do te keni mundësinë te merrni patentën, duke u testuar vetëm për automjetet me kamio automatike. Ne këtë mënyrë, do te shpëtoni nga mësimi i përdorimit te marsheve, proces ky i vështirë për një kandidat për shofer. Ministria e Transporteve po bën gati rregulloret qe i hap rruge këtij ndryshimi, qe pritet te hyje ne fuqi brenda këtij viti. Por kush testohet për përdorim te makinës me marshe manuale, nuk do te jete e nevojshme te testohet për atë automatike. E kundërta sipas eksperteve, do te kërkojnë dhënien e provimit nga e para. Sipas Ministrisë, rishikimi i kritereve për te marre patentën është bere me qellim qe t?i jepet me shume rendësi elementeve te sigurisë rrugore me shume se kushteve teknike te makinës. Nga këto ndryshime, nuk preken patentat aktuale.

Free Traffic Exchange