http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arritja e objektivave për rikthimin në normalitet të nivelit të inflacionit tashmë mbetet në dorën e qeverisë. Për Selami Xhepën, ekonomia ka nevojë për injektimin e parave jo duke ulur normën e interesit me qëllim kreditimin, por përmes punëve publike. Shqetësimi se mund të rritet niveli i borxhit mund të zgjidhet përmes blerjes përkohësisht të një sasie të tij nga Banka e Shqipërisë. Edhe Zef Preçi thotë se politika që po ndjek Banka Qendrore po bie vetëm në kurriz të qytetarëve. Ai propozon që qeveria të ulë barrën fiskale dhe të rikthejë taksën e sheshtë, qoftë edhe në nivel më të lartë se më parë. Për të një nga goditjet kryesore për rënien e konsumit ka qënë ngrirja e pagave. Ekspertët kritikojnë Bankën Qendrore për ulje modeste të normës bazë të lekut. Për ta efekti do të vinte nëse ajo do të ishte më e guximshme dhe ta ulte me 1 apo 2%, por tashmë që norma e interesit po shkon drejt niveleve negative me sa duket këshilli mbikëqyrës i bankës nuk ka më në dorë ndërhyrje të tilla.