Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operatorët Turistik të rajonit të Lezhës kanë ngritur një sërë problematikash në prag të sezonit turistik. Gjatë një takimi të zhvilluar me përfasues të bashkisë dhe insitucionëve të tjera përgjegjëse, kanë ngritur shqetësimin se në bregdetin e Shëngjinit është problem furnizimi me ujë dhe energji, infrastruktura rrugore dhe pastërtia, çka u mohua nga Drejtuesit e OSHEE dhe Ujësjellësit që pohuan se këtë sezon nuk do jenë më problem.
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj tha se gjithçka do të jetë gati brenda 1 qershorit kur çelet zyrtarisht sezoni turistik.
Këtë sezon turistik Njësia Administrative e Shëngjinit, ka rritur vëmendjen duke pastruar bregdetin shumë më herët se vitet e kaluara.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-biznesi-ngre-problematika-shqetesuese-per-turistet/