Reforma ne Drejtësi, sot takimi me deputet e PS e LSI - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadoret e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin, do te marrin pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te PS dhe LSI. Teme e diskutimit do te jene ecuria e reformës ne drejtësi. Mësohet se diplomatet se pari do te shkojnë ne selinë e PS ne orën 15.00 dhe me pas, ne orën 17.00 do te jene ne LSI. Ndërkohe është vendosur qe dy ambasadoret do te shkojnë neser ne orën 10.00 ne selinë blu, per te marre pjese ne mbledhjen e grupit parlamentar te partisë me te madhe ne opozite. Shtyrja e takimit me grupin parlamentar demokrat vjen si pasojë e nëj vizite të programuar të kryetarit demokrat Lulzim Basha në Itali. Takimet e ambasadorëve me grupet parlamentare të partive u paralajmërua javën që shkoi. Keto takime zhvillohen pasi Komisioni i Posaçëm Parlamentar per reformën ne drejtësi, miratoi ne parim paketën e ndryshimeve kushtetuese, te propozuar nga ekspertet e Erualius dhe Opdat. Në dokumentin prej 45 faqesh, ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT, kane reflektuar rekomandimet e Venecias, por edhe disa prej vërejtjeve te opozitës. Qe ne hyrje te dokumentit, ekspertet ndërkombëtare kane nënvizuar se çështjet per te cilat politika nuk ka arritur konsensus, nuk jane reflektuar ne këtë draft. Këto propozime nuk përfshijnë ndonjë vendimmarrje politike që nuk është arritur ende dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri.