Tiranë - Ndalohet presidenti i “Kastriotit”, gazetari Ilnica u dhunua për shkak të një artikulli

2016-05-10 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i ekipit të futbollit ?Kastrioti? Alban Vogli është ndaluar nga policia pasi ka dhunuar duke goditur me sende të forta gazetarin sportiv i Telesportit, Eduard Ilnica.
Sulmi u shënua mbrëmjen e 9 Majit 2016, në rrugën ?Muhamet Gjollesha? në Tiranë.
Policia thotë se dhuna ka ndodhur për shkak të një artikulli.
Sot në mëngjes (10 maj) policia e Tiranës njoftoi ndalimin Presidentin e ekipit të ?Kastriotit? mbrëmjen e djeshme.
?Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të ?Kastriotit? Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip ?Volkswagen?, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E. I. ka publikuar në një gazetë lokale?, sqaron policia.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dhunoi-gazetarin-sportiv-ndalohet-presidenti-i-kastriotit/