Report TV - Rrihet gazetari i sportit, Ilnica: Më dhunoi presidenti i Kastriotit

2016-05-10 3

Gazetari i sportit Eduard Ilnica është dhunuar në orët e vona të së hënës, në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e ?Zogut të Zi? dhe pas ngjarjes ai ka thënë se, është dhunuar nga drejtues të klubit të ?Kastriotit?, konkretisht nga presidenti i tij Alban Vogli.

Eduard Ilnica: Alban Vogli më zuri pritë dhe më dhunoi për një shkrim
Gazetari i dhunuar në një intervistë për emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv ka thënë se është dhunuar nga Presidenti i ekipit të Kastriotit vetëm pse ai kishte bërë një shkrim në Telesport për dhunën që ndodhi në ndeshjen mes ekipit të Korabit dhe Kastriotit vetëm pak ditë më parë.

Ilnica ka shtuar se, kanë qenë 5-6 persona që e kanë dhunuar, mes të cilëve edhe Alban Vogli. Ndërkohë që thekson se, tani është jashtë rrezikut për jetën dhe do të qëndrojë në spital derisa mjekët ta vendosin.