Akademia e liçensuar e biznesit e administruar nga ALBtelecom tashmë ka hapur një tjetër profil të ri të fokusuar në Teknologjinë. Akademia e Teknologjisë së ALBtelecom është një program arsimor që administrohet nga ALBtelecom në kuadër të Akademisë së licencuar të Biznesit.
Në ceremoninë e nisjes së kësaj akademie ishin të pranishëm Ministrja e Inovacionit znj. Milena Harito, kryetari i bordit të ALBtelecom z. Giuseppe Farina, Drejtori I Përgjithshëm i ALBtelecom z. Erkan Tabak, Rekori i Universitetit Politeknik, profesorë e lektorë, drejtues të lartë të ALBtelecom dhe studentë të Universitetit Politeknik etj.
?Albtelecom është një kompani unike, e aftë për të ofruar gamën më të gjerë të shërbimeve teknologjike, fiks dhe mobile. Unë besoj se Albtelecom ka tërësisht mundësinë për të ndarë me studentët eksperiencën e vet dhe ndarja e kësaj përvoje është shumë e rëndësishme edhe për vetë Albtelecom dhe shtetin shqiptar në sektorin e telekomunikacioneve. Niveli dhe standarti ynë është i njëjtë me atë evropian, ne kemi teknologjinë më të mirë dhe stafin më të mirë e më të motivuar, ? tha kryetari i bordit të ALBtelecom z. Giuseppe Farina.