Vlahutin vlerëson kurajon e 22-vjeçares Krypa: Të rinjtë duhet të jenë rebelë-Ora News

2016-05-09 3

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Nga Shkodra, qyteti mikëpritës i aktiviteteve kushtuar Ditës së Europës, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, vlerësoi kurajon e 22-vjeçares Flogerta Krypa, e cila i shprehu diplomates zemërimin me klasën politike shqiptare për mosmiratimin e draftit për reformën në drejtësi.
Kjo është demokracia, tha Vlahutin, të shprehësh atë që beson se duhet thënë.
Vlahutin: Unë isha e lumtur që ajo pati kurajo, që ta bënte këtë gjë. Madje u ndje e lirë ta thotë atë gjë. Unë i ftova të rinjtë, duke i thënë që duhet të rebeloheni. Duhet edhe ju të na tregoni gjëra ne, jo vetem ne të flasim. Pas atij takimi, pati një tjetër në parlament. Ajo që u përpoqa të them në parlament, ishte që fëmijët e tyre kanë nevojë për këta të rritur. Jo vetëm fëmijët e tyre, por të gjithë fëmijët në Shqipëri. Prandaj unë duhet dhe ata duhet të bëjnë gjëra. Nuk ka më kohë për justifikime. Unë besoj se duke u marrë më keto sfida, ne bëjmë më të mirën. Kjo është edhe historia e Europës, e cila ju më pyetet a po noton në ujra të turbullt. Jam e bindur se Europa do të dalë më e fortë nga kjo sfidë, e do të ketë edhe të tjera me të cilat do të përballet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-vlereson-kuarjon-e-22-vjecares-krypa-te-rinjte-duhet-te-jene-rebele/

Free Traffic Exchange