Report TV - Debatet/ Patozi: PD rrezikon të asgjësohet në zgjedhjet e '17

2016-05-09 0

Debate brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të Partisë Demokratike për reformën në Drejtësi. Sipas burimeve nga selia blu, deputetët Genc Ruli, Arben Imami, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë kritikuar qasjen e Partisë Demokratike ndaj kësaj reforme.

Deputetët kanë shprehur rezerva lidhur me qëndrimin e mbajtur nga opozita për një nga reformat më të rëndësisshme të vendit në 25 vite pluralizëm, por kanë kërkuar intensifikim të përpjekjeve për reformën zgjedhore.

Bësaj çështje i ka mëshuar më fort ish kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i cili ka deklaruar deklaruar se reforma në drejtësi nuk mund të kalojë pa ndryshimet në ligjin elektoral.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme PD rrezikon të asgjësohet në elektoral, nëse nuk bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor ku të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.

"Cilido qoftë fati i reformës në drejtësi, ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale. Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi. Në krye të qeverisë qëndrojnë kryehajdutët të cilët janë të gatshëm të vjedhin zgjedhjet kurdoherë?, është shprehur Patozi.

Free Traffic Exchange