Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas miratimit në parim të draftit për reformën në drejtësi, në grupin parlamentar të PD ka pasur debate mes deputetëve.
Burime të Ora News bëjnë të ditur se ka patur debate në mbledhjen e grupit të PD në lidhje me qasjen e kësaj partie ndaj Reformës në Drejtësi. Mësohet se ish-ministrat kanë shprehur kritika për këtë qëndrim të PD.
Po sipas të njëjtave burime kundër kësaj qasjeje janë shprehur ish-ministrat Ruli, Bode, Pollo dhe Imami të cilët kanë diskutuar me tone të nxehta për Reformën në Drejtësi. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se debate ka patur edhe për praninë e paralajmëruar të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin në mbledhjen e grupit.
Kundër pranisë së tyre është shprehur deputetja Jozefina Topalli. Ajo është shprehur se ?Ardhja e ambasadorëve për të na diktuar votën, shkel sovranitetin dhe përbën rast unik që ambasadorët thërrasin grupin e PD?
Por kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se kjo nuk përbën asnjë problem dhe ka kujtuar se SHBA janë mbështetëset kryesore të kësaj reforme dhe të vendit tonë ndaj nuk kemi pse të kompleksohemi nga prania e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/topalli-kunder-ambasadorit-lu-ardhja-ne-grupin-e-pd-shkel-sovranitetin/