Report TV - Përmbaruesit i marrin lokalin Dilo: Po më rrëmbehet prona

2016-05-09 7

Pas një beteje disa vjeçare me drejtësinë këngëtarja Rovena Dilo është përballur këtë të hënë me përmbarimin i cili i ka marrë pronën, lokal "Rovena" në Bllok. Kjo pronë është vënë në sekuestro të përmbarimit për llogari të dy pronarëve të rinj Ndriçim Babasi e Tom Doshi të cilët Dilo i akuzon për plaçkitje të pronës së saj.

Janë këto pamjet kur përmbaruesit fillojnë të boshatisin lokal "Rovenën" në Bllok, lokal i njohur si pronë e këngëtares dhe artistes Rovena Dilo.

Kjo pronë me vendime gjyqësore tashmë i takon ish-deputetit Ndriçim Babasi dhe deputetit Tom Doshi.

Por artistja Dilo e cila ka kundërshtuar me kohë shitblerjen që Babasi e Doshi kanë bërë me dajën e saj Agron Vreto e ka cilësuar marrjen e lokalit si një grabitje të pronës nga njerëz me pushtet politik dhe ekonomik.

Konflikti i Dilos me Babasin e Doshin nisi në 2014 kur daja i saj i shet pronën këtyre të fundit. Këtë shitje të pronës familja e këngëtares e padit në gjykatë por në korrik 2015 Gjykata e Tiranës i jep të drejt blerësve, Babasit e Doshit.