Raporti - PD: Të ulet çmimi i energjisë, ERE: Duhet ende kohë-Ora News- Lajmi i fundit-

2016-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët gjatë 2016 duke marrë shkas nga përmirësimi i ndjeshëm i treguesve të kompanisë. Gjatë diskutimit të raportit vjetor të ERE në komisionin e Veprimtarive Prodhuese deputeti demokrat Helidon Bushati u shpreh se vonesat demtojne ekonomine e qytetareve.
Por kjo kërkesë e opozitës nuk u pranua nga kreu i Entit Regullator të Energjisë elektrike. Sipas Petrit Ahmetit pavarësisht përmirësimit të performances është e nevojshme që kompanitë të arrijnë edhe më shumë stabilitet.
Në lidhje me gjendjen e sektorit energjitik në vend kreu i ERE deklaroi se Shqipëria ka nevojë për shumë investime që të arrije standartet .

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ahmeti-cmimi-i-energjise-ne-baze-te-performances/