Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i bektashinjve shqiptarë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, do të pritet në një takim nga Papa Françesku në selinë e Shenjtë në Vatikan. Vizita historike ka për qëllim të forcojë më tej dialogun ndërfetar në një kohë bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është nisur në një vizitë dyditore në selinë e Shenjtë në Vatikan, ku pritet të takojë Atin e Shenjtë, Papa Françesku.
Analisti për Çështjet Fetare, Ferdinand Samarxhi, shprehet se kjo vizitë fuqizon dialogun fetar mes religjioneve dhe mbështet paqen në botë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryegjyshi-edmond-brahimaj-vizite-dy-ditore-ne-vatikan-do-takoje-papa-franceskun/