Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit socialit, Koço Kokëdhima duke e vlerësuar si të pa pajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.
Trupa Gjykuese arriti në këtë përfundim pas analizimit të fakteve të dorëzuara nga Partia Demokratike e cila e akuzonte deputetin Kokëdhima për përfitim të fondeve publike në kundërshtim me ligjin në të paktën 150 raste.
Vendimi pritet të zbardhet i plotë bashkë me argumentet ligjore, të cilat janë shkelur nga deputeti socialist.
Në momentet kur u bë publik lajmi i heqjes së mandatit, Kokëdhima i filmuar nga Ora News u shfaq i qetë në ambientet e zyrave të tij dhe nuk pranoi të komentojë pa e parë vendimin e zbardhur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-k...