Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se ?ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës?.
"Së pari me duhet të them se kemi hedhur një hap të mirë pas 20 muajsh punë intensive në një proces gjithpërfshirës dhe transparent me standarde ndërkombëtare. Kemi nëj projekt kushtetues që hedh Bazat për drejtësinë aq të munguar e të shumpritur. Durimi u shpërblye. Edhe me kontributin e opozitës dhe reflektimin e opozitës kemi votë mbështetëse.
Kjo i hap rrugë votimit nen për nën në tërësi dhe më pas shqyrtimit në seancën plenare. Mbasi ka kaluar 20 muaj punë në një proces gjithëpërfshirës ngelet shumë më pak punë ëpr të bërë për sa kohë kemi pranuar që të gjithë palët në tryezë të japin emndimin e tyre
Në ditët në vijim e kemi ndarë procesin në 6 kapiturj, kam propozuar një axhendë të gjërë anëtarëve dhe do ecim hap pas hapi. Nëse ka realisht vullnet të sinqertë do ta vazhdojmë këtë proces.
Për reflektimin e opozitës Xhafaj thotë se e vlerëson kontributin e opozitës, vlerëson rolin e ndërkombëtarëve përmes asistencës teknike që i kanë dhënë. Ishte dhe si kusht i ndërkombëtarëve për të hyrë në procesin e Reformës.Lajm i mirë në ditën e Europës. Mazhoranca ka iniciuar këtë projekt ka ndërmarrë veprime ëpr ta vazhduar, dhe do të vijojë ta mbështesë derisa të miratohet. Për 3-5 mbetet për tu diskutuar ka formula të ndryshme.