http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë po ndjekin nga afër zhvillimet për reformën në drejtësi, e posaçërisht diskutimin e draftit të amendamenteve kushtetuese. Para mbledhjes së komisionit të posaçëm, ambasadori amerikan Donald Lu, nuk e fshehu besimin për një qëndrim unanim për dokumentin e propozuar nga ekspertët.?Dua të theksoj rëndësinë e mbledhjes së sotme të Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi. Ata do të diskutojnë dhe votojnë në parim draftin e propozuar nga ekspertët nga Komisioni i Venecias. Besojmë se do të jetë votë unanime në favor që do të demonstrojë unitetin kombëtar që kërkohet nga populli shqiptar. Po e monitorojmë nga afër këtë proces?.Gjatë një tryeze ku merrte pjese edhe Avokati i Popullit, diplomati i lartë theksoi se të gjithë mund të bëjnë gabime, por e rëndësishme është përmirësimi i punës.?Qeveritë mund të bëjnë dhe gabime, por njerëzit kanë nevojë të kenë besim tek sistemi në Drejtësi, dhe ajo që duhet është Reforma në Drejtësi. Vëmendje maksimale tek të rejat nga reforma në drejtësi. Mungon gatishmëria e qeverisë për të pasur dialog me Avokatin e Popullit. Ndonjëherë qeveria edhe gabon dhe duhet të pranojë. Unë jam vet punonjësi i qeverisë dhe pranoj qe edhe unë gaboj. Do pyes këdo qe takoj nëse e kanë lexuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015.?Këto deklarata ambasadori Lu i bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar për raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015