Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi pritet të mblidhet pa praninë e mediave, për të zyrtarizuar qëndrimin ndaj draftit final të ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama uroi që sot pikërisht në Ditën e Europës, ky komision të miratonte në parim draftin dhe nënvizoi se nuk do të ketë asnjë amnisti për askënd që në të gjithë këto vite i ka shpëtuar drejtësisë?
Edi Rama:Dua të uroj që në ditën e Europës, Komisioni i Reformës në Drejësi do të votojë në parim draftin për të çelur rrugën e diskuimit të të gjitha neneve të draftit të një reforme historike e cila na kalon nga ky stacion tranzit në fluturimin e negociatave për tu ulur përfundimisht në aeroportin e BE-së. Përfitoj nga rasti tu them të gjithë atyre që janë të shqetësuar lidhur me një nen të drafitit se nuk do të ketë asnjë amnisti për askënd që në të gjithë2 këto vite i ka shpëtuar drejtësisë. Çka do të thotë se nuk do të lejohet asnjë përjashtim. Besoj se në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për të pasur konvergjencë të plotë mes partive. Pika që u bë objekt diskutimi dhe me të drejtë u mor në diskutim tregon se edhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë janë të gabueshëm.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-uroj-komisioni-te-miratoje-sot-draftin-nuk-ka-amnisti-per-askend/