http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita nuk ka nje qëndrim përfundimtar per reformën ne drejtësi, ndërsa ka bërë të qarte se do të votoje pro vetëm në parim për draftin e amendamenteve kushtetuese të paraqitur nga ekspertët e Euralius dhe Opdat.Ne nje leter drejtuar komisionit te posaçem te reformës e per dijeni edhe ambasadoreve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, grupi i PD përshëndet te gjitha sugjerimet e ekspertëve të huaj si dhe përmirësimet që i janë bërë dokumentit të shtruar për diskutim.Por opozita vëren se ka ende çështje të cilat megjithë rregullimet e bëra dhe përparimin e shënuar, kanë nevoje ende për diskutime të thelluara dhe për nje vendim marrje politike si dhe per konsensusin e PS.Në vecanti, përpara nesh shtrohen për vendimmarrje politike dy çështje themelore që nuk kanë gjetur ende pasqyrim në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese, që kanë të bëjnë me garantimin e moskapjes politike të sistemit të drejësisë si dhe luftën ndaj korporatizmit.Ekspertët e pd rendisin disa nga problemet që paraqet drafti i amendatemteve: Ato sipas opozitës fokusohen tek sistemi i ngritur per kontrollin e organeve gjyqësore, e veçanërisht tek zgjedhja e anëtarëve të tyre.Ajo që duhet të ndodhë nga sot e në vijim është vendimmarrja politike për çështjet e nënvizuara nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe nisja e punës për shqyrtimin e thelluar nen për nen të Amendamenteve Kushtetuese të hartuar nga ekspertët, të cilat duhet të hartohen në mënyrë përfundimtare nga ana e Komisionit të Posacëm. Paralelisht duhet të nisë dhe të përfundojë puna për paketën e plotë ligjore që do të shoqërojë Amendamentet Kushtetuese.Partia Demokratike veren se qëllimi i komisionit është hartimi i draftit final qe do t?i paraqitet per miratim kuvendit te Shqipërisë.