Dyqind të rinj janë dyndur drejt parkut kombëtar të Lurës për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga masakra mjedisore që ka ndodhur dy dekadat e fundit mbi këtë pasuri natyrore.
Nismës së ndërmarrë nga Ecovolis për të mjellë pemë atje, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Peza, i cili shprehet se ky është një gjest simbolik për të dhënë mesazhin e ripërtëritjes.
?Gjesti është simbolik për të tërhequr vëmendje për të mos bërë masakra të tilla si kjo që po shohim përreth. Kam ardhur këtu si qytetar i thjeshtë. I jam bashkuar iniciativës së disa të rinjve, të cilët janë të janë të mrekullueshëm. Jam i bindur dhe i shoh që e bëjnë me shumë dashuri dhe kjo është ndoshta fitorja më e mirë e ripërtëritjes së jetës në kuptimin e dashurisë së natyrës. Besoj me gjithë shpirt që Lura do kthehet në magjinë e dikurshme?, tha Peza.
Ndërsa kreu i Shoqatës Lura, Dod Doci shprehet se ajo çka po bëjnë këta të rinj do të ndikojë në rikuperimin e dëmit që i është shkaktuar këtij parku.
Drejtuesit e Ecovolis, kanë deklaruar se aksione të tilla do të vijojnë edhe javët e ardhshme.