Report TV - Dhuna, reagon Korabi: Kastrioti provokoi tifozët, i quajti sllavë

2016-05-08 3

Pas dhunës së ushtruar dje në qytetin e Peshkopisë në ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit ka reaguar klubi organizator. Klubi i Korabit në reagimin për opinionin duke theksuar se dhuna erdhi si pasojë e provokimeve të lojtarëve miq kundrejt tifozëve .

?Njëri nga futbollistët e Kastriotit të cilit nuk duam që ti përmendim emrin ka ofenduar rëndë gjatë lojës tifozët e Korabit dhe në vecanti tifo-grupin e ardhur nga Dibra e Madhe "SOKOLAT " duke ju drejtuar atyre me fjalët "Ju jeni sllavë, nuk jeni Shqiptar"thuhet në deklaratë.

Në vazhdim klubi i Korabit akuzon se disa futbollistë dhe pjestarë të stafit kanë goditur 2 lojtarët me grushte dhe shkelma, si te ishin ne ring boksi.

Ndërsa në fund kanë dënuar dhunën. ?Korabi dënon rëndë këtë ngjarje të ndodhur gjatë ndeshjes dhe pas mbylljes së ndeshjes nga gjyqtari Enea Jorgji. Korabi disponon video dhe foto që tregojë qartë provokimin që është bërë nga lojtaret e Kastriotit.

Stafi, lojtaret, tifozat dhe drejtuesit e Kastriotit, kane ardhur me klane për të prishur mbarevajtjen e takimit. Keto materiale do të dërgohen në FSHF dhe në ditët ne vazhdim do te kuptoni të vërtetën?mbyllet deklarata e Korabit.

REPORT TV sjell pamje të tjera nga dhuna që tifozët e ekipit të Korabit ushtruan ndaj Kastriotit në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi ku mbetën të lënduar disa nga lojtarët miq, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Përsa i përket ndeshjes tjetër në Pogradec ku u dhunuan lojtarët e Luftëtarit të Gjirokastrës, policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë vetëm për dy tifozë, të cilët u futën në fushë në përfundim të ndeshjes.

Tifozët pogradecarë të irrituar goditën me gurë drejt dritareve të dhomave të zhveshjes, ku ndodhej ekipi mik i Luftëtarit duke shfryrë inatin e barazimit 1-1, që i dha të drejtën Luftëtarit të ngjitet në Superiore.

Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit pas dënimit të akteve të dhunës, u ka bërë thirrje Komisioneve që të veprojë me dorë të hekurt për dënimin e ngjarjeve të tillë që dëmtojnë rëndë futbollin.