Report TV - Aksidenti në Kavajë, lirohet nga burgu babai i dy fëmijëve

2016-05-08 11

Një ditë nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur në aksin Kavajë ? Rrogozhinë, lriohet nga burgu babai Sokol Negollari kryefamiljari i cili prej 3 muaj qëndronte në paraburgimin e Rrogozhinës.

Bashkëshortja e Sokolit dhe tre fëmijët e tij u përfshin në aksidentin tragjik ku dy fëmijët humbën jetën dhe gruaja sëbashku me fëmijën tjetër mbetën të dëmtuar por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Lirimi nga burgu i Sokol Negollarit konfirmohet për Report Tv nga Gjykata e Durrësit e cila po sot me procedurë të veçantë ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje" për Negollarin.

Dy fëmijët që humbën jetën ishin të moshave 3 dhe 5 vjeç ndërsa fëmija 1 vjeç fatmirësisht mundi të mbijetojë sëbashku me të ëmën Silva Negollari.

Silva sëbashku me tre fëmijët ishte nisur dje në drejtim të paraburgimit Rrogozhinë ku kishin takimin e përjavshëm me Sokol Negollarin, por në afërsi të Qerretit siç dhe shihni në këto pamje mjeti Mercedez humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat duke shkaktuar tragjedinë.

Përse ishte në burg Negollari?
Sokol Negollari banues në fshatin Gërmenjë Kavajë rezulton se është prangosur më 5 Shkurt të 2016-ës ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur në Janar të këtij viti.
Këtë të dielë në shoqërinë e eskortës së sigurisë së burgjeve ai është dërguar në banesën e tij për të kryer ceremoninë mortore dhe pas përfundimit të mortit ai do të kthehet për procedurë në paraburgim ku do të ekzekutohet masa e re e sigurisë ajo e detyrim paraqitje.

Ndërkohë pas aksidentit të djeshëm prokuroria e Kavajës dhe ajo e Durrësit kanë nisur procedimin penal për kontraktuesin i cili kishte përgjegjësi për mirbajtien e aksit Kavajë-Rrogozhinë ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se bordurat mbajtëse të rrugës ishin të prera duke krijuar një kalim të paligjshëm në këtë trase.

Free Traffic Exchange