http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia kufitare e Durrësit goditi një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Dy persona u arrestuan teksa po tentonin të kalonin nëpërmjet një furgoni 5.5 kg heroinë. Sipas policisë në pranga ra 46-vjeçari Bledar Çepani dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të furgonit që drejtohej nga Lorand Dhëmbi policia gjeti të fshehur drogën. Ajo ishte vendosur në pjesën e tavanit të mjetit dhe ndarë në pako të mbështjella me natriban. Pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve droga kishte si destinacion Italinë e më pas do shpërndahej në vende të tjera të Bashkimit Evropian.