http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mbron krimin dhe njerëzi e inkriminuar si në rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit në funksion të zbatimit të ligjit për dekriminalizmin, opozita thotë se Rroshi po mundohet të fshehë arsyet pse është dëbuar nga Gjermania.?Përgjigja që ka dhënë ai për problemet që ka pasur me drejtësinë në vendet e europës, e tipit; Nuk më kujtohet, është përpjekje për ti shpëtuar lakut të ligjit dhe dekriminalizimit. Një sfidim, që Roshit ia ka mësuar shefi i tij Rama, personi që ka kundërshtuar më shumë se askush tjetër këtë reformë që do të pastrojë politikën, zyrat publike dhe parlamentin nga kriminelët, banditët dhe trafikantët me të cilët ai erdhi në pushtet, me të cilët po sundon vendin. Ligji tashmë është në fuqi, afati i vetëdaklarimit ka kaluar. Ligji është i qartë dhe i detajuar, dhe nuk varet nga dëshirat e humori i Edi Ramës e Roshëve të tij.?I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Kavajës. në një postim në Facebook, Elvis Rroshi rrëfen se gjatë viteve ?90 ka qëndruar në Gjermani pa letra dhe për këtë shkak është ndaluar dhe më pas dëbuar.?Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur. ?Kryebashkiaku Rroshi saktëson se nuk është subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk dëshiron që opozita te kerkojë largimin e tij nga politika per pasaktësi deklarimi.