Dhuna në stadium, Mjeku: 5 të plagosur në spitalin e Dibrës por asnjëri krutan-Ora News

2016-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Spitalit të Dibrës Beqir Bici në një prononcim për Ora Neës deklaron se në spital kanë mbërritur 5 pacientë, dibranë të cilët pas mjekimit janë larguar për në banesat e tyre.
Ai thotë se nuk ka pasur asnjë futbollist të dëmtuar të ekipit të Kastriotit apo të tifozëve krutanë.
Beqir Bici: Në spital janë paraqitur 5 pacientë dibranë. Dy me plagë të lehta në kokë të cilët më pas janë larguar. Nuk na rezulton që të ketë ardhur një futbollist i dëmtuar i ekipit të Kastriotit apo të dëmtuar krutanë

Ndeshja e kategorisë së parë Korabi ? Kastrioti e luajtur dje u mbyll 1- 0 për Korabin.
?Në fund të ndeshjes në momentin që tifozët po festonin në fushë kanë hyrë individe nga bankina e Kastriotit duke provokuar turmën? informon gazetari ynë Islam Shehu.
Individët kanë dhunuar lojtarët e Kastriotit. FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e Kastriotit pas një ore e gjysmë ngujimi brenda.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dhuna-ne-stadium-mjeku-5-te-plagosur-ne-spitalin-e-dibres-por-asnjeri-krutan/