Report TV - Dhunë tek Korabi-Kastrioti, deklarata e Drejtorit të Spitalit

2016-05-07 2

Dhunë e parecedentë në dy ndeshjet deçisive të kategorisë së parë. Në Peshkopi dhe Pogradec pre e dhunës kanë rënë ekipet mike Kastrioti dhe Luftëtari. Ngjarja më e rëndë ndodhi në Peshkopi ku në përfundim të ndeshjes dhjetëra qindra tifozë të cilit kishin mësyrë në fushën e lojës dhunuan dhe goditën me sende të forta e grushta futbollistët.

Krutanët e kishin të pamundur të futeshin në dhomat e zhveshjes me gjithë mbrojtjen apo shoqërimin që po u bënte policia. Korabi në këtë ndeshje decisive gëzonte mbështetjen e mijëra tifozëve por ndeshja nuk është zhvilluar aspak normale. Gjatë gjithë 90 minutëshit tifozët hidhnin sende të forta në fushë duke rrezikuar futbollistët e të dyja skuadrave. Korabi e fitoi ndeshjen 1-0 e menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit tifozët e ekzaltuar u futën në fushë e më pas ndodhen aktet e dhunës

Të lënduar kanë mbetur 5 futbollistë të skuadrës krutane të cilët morrëm mjekim në dhomat e zhveshjes ku mbetën të ngujuar për rreth 1 orë e 30 minuta, dalja e tyre u bë e mundur vetëm nga FNSH. Report TV sjell videon e dhunës

Një nga lojtarët e ekipit të Kastriotit Erlind Korreshin ne një intervistë për Report TV ka dhënë detaje nga dhuna e ushtruar në stadiumin e Peshkopisë, ku lojtarët u goditën me sende të forta nga tifozëria vendase.

Ai kërkon që institucionet e futbollit të marrin masa, pasi dhuna në stadium është një akt i pafalshëm ndërkohë që ka thënë se është dhunuar edhe Presidenti i ekipit.

?Nuk e kishim mendjen tek loja, por tek tifozët, nuk ishim në gjendje të luajmë, na qëllonin me gurë e bidonë me ujë. Ka pasur tension dhe hedhje sendesh të forta në fushën e lojës. Tifozëria u fut në stadium dhe goditën me hekura e sende të tjera si çadra e lojtarët. 5 shokë të ekipit të janë dëmtuar rëndë, u dhunuam teksa futeshim në dhomat e zhveshjes. Tifozët na kanë rrethuar, na godisnin nga të gjitha anët. FNSH na ka nxjerrë nga stadiumi dhe na ka shoqëruar. Është goditur edhe presidenti i ekipit të Kastriotit. Ne nuk u ndjemë fare të sigurtë. Dhuna në stadium, e pafalshme? tha ai.