Arrestohen dy kapot e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane u prangosën mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit. Në pranga përfunduan, Hajri Balla 53 vjeç, dhe 24-vjeçari Fortuz Hajri, qe te dy nga Shijaku. Nga shkresa e ardhur nga pala italiane për Ballën dhe të riun Hajri, mësohet se Gjykata e Venecias, kishte nxjerrë një urdhër-arresti më 15 gusht të 2015. Ata akuzohen trafik droge dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ku maksimumi i dënimit parashikohet me 30 vite pas hekurave. Sipas akuzës, 24-vjeçari Fortuz Hajri njihej dhe me emrin ?ambasadori? ndërsa Balla kishte një rol kryesues në këtë grup. Por që të dy kishin mundur t?i shpëtonin policisë, duke u strehuar ne Shqipëri. Nga hetimet e deri tanishme, rezulton se dy të arrestuarit me banim në Shijak janë pjesë e një organizate kriminale shume te rrezikshme që vepronte në Venecia. Në bashkëpunim me policisë shqiptare grupi i tyre u godit në tetor të vitit 2015. Operacioni ?Enigma?, i shtrire ne Itali e Shqipëri, vuri në pranga 21 persona, teksa kokat e këtij grupi ishin dy vëllezërit Altin e Emiljan Hajri dhe Fortuz Hajri, kushëriri i tyre. Altin Hajrit iu sekuestrua në Durrës një hotel luksoz dhe pasuri të tjera në vlerë 10 milion euro. Prokuroria e shtetit fqinj dyshon se, të arrestuarit kanë trafikuar në Itali rreth 1 ton heroinë qe vinte nga Afganistani dhe më pas kalonte transit në Turqi e Shqipëri për të mbërritur në Itali. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë, si dhe çmontimin e dy laboratorëve për prerjen dhe përpunimin e heroinës. Sipas palës italiane grupi kishte gati për trafikim dhe 450 kg të tjera heroine.