Apelim vendimit per xhihadistet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të vetmit që kanë depozituar kërkesën për të apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të dhënë të martën e javës së kaluar, ndaj 9 personave të akuzuar për rekrutim te xhihadisteve në Siri, janë Orion Reçi dhe Astrit Tola.Dy avokatët e tyre kanë paraqitur në sekretarinë e Gjykates kërkesën për të apeluar vendimin, pasi sipas tyre precesi gjyqësor, ishte i montuar politikisht dhe të dënuarit u burgosën vetëm për shkak të bindjeve të tyre fetare. 2 Imamët dhe përkrahësit e tyre u dënuan me 126 vite në total, ndërsa më herët prokuroria kishte kërkuar 152 vite burg. Kërkesa për apelim mund të bëhet brenda 10 ditëve nga momenti i dhënies së vendimit nga shkalla e parë e gjyqësorit. E ndersa afati po shkon drejt fundit, nuk dihet ende se çfare qendrimi do te mbajne ata të dënuar të cilët gjatë gjyqit nuk kanë pranuar të përfaqësoheshin me avokat kryesisht nga shteti.