http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të nisjes së sezonit të vaditjes, Bordi Rajonal i Kullimit në Durrës ka vënë në punë dy kanale të mëdha në zonën e Manzës dhe Spillesë, me gjatësi totale 10 km. Nga pastrimi i kanaleve për vaditje do të përfitojnë rreth 1200 hektarë tokë të katër fshatrave, teksa parandalohen edhe përmbytjet në kohen e shirave. Fermerët e zonës shprehen se prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë pastrim i tillë i kanaleve, në një kohë që kjo është një gjë e domosdoshme për bujqësinë. Një tjetër kanal që po pastrohet nga bordi i kullmit gjendet në zonën Spillesë në Kavajë, me gjatësi 3.2 km prej te cilit fermerët do të përfitojnë vaditje për 500 hektarë të tjera tokë për të mbjellat e tyre.