Gazsjellësi TAP, vendet e rajonit ngrenë njësinë e menaxhimit - Ora News

2016-05-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas gazsjellësit TAP që ka hyrë tashmë në fazën e ndërtimit, vendet e rajonit janë fokusuar në një tjetër projekt të rëndësishëm gazjsellësi, atë Jonian Adriatik Pipeline.
Ministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë u takuan në Budva, ku u dakordësuan për krijimin e një njësie të menaxhimit të projektit ku do të ketë një përfaqësim edhe SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.
Damian Gjiknuri: Interesi per projektin IAP vazhdon të rritet. Progresi TAP e ka bërë këtë projekt akoma më fizibël. Në Malin e zi po përfundon master plani i gazit gjithashtu dhe në Shqiperi, gjithashtu dhe Kroacia ka avancuar nga ana e saj, do të thotë që po maturohet pak nga pak kërkesa për gaz dhe shumë shpejt të gjitha vendet do të kenë sasi të dedikuara për gazin, gjë që e bën këtë projekt akoma më fizibël. Është rritur interesi i kompanive të mëdha investitore nga disa vende dhe përtej europës të cilit janë shumë të interesuar për tu bërë pjesë e projektit IAP.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/gazsjellesi-tap-vendet-e-rajonit-ngrene-njesine-e-menaxhimit/

Free Traffic Exchange