Report TV - Shantazh 19-vjeçares, të rinjtë: 300 mijë lekë ose publikojmë fotot intime

2016-05-06 5

Tre persona u arrestuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shantazhim dhe gjobëvenie ndaj një vajze 19 vjeçare, nëpërmjet fotove intime të saj. Fotot ishin marrë nga adresa e të dëmtuarës nëpërmjet rrjetit social Facebook, të cilat ajo ia kishte nisur të dashurit në Itali.

Duke kërcënuar se do t?i publikonin, fotot që tregonin pjesë intime të vajzës, keqbërësit i kanë kërkuar asaj një shumë që shkonte në rreth 30 mijë lekë të reja.

Lajmi u bë i ditur nga policia e Tiranës e cila tha se pas hetimit një mujor me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, Gjykata kishte vendosur masat e sigurisë për tre persona.

Sokol Kraja 19 vjeç, si dhe dy persona të tjerë me inicialet E. S, dhe A.B të dy 18 vjeçarë banues në Kamëz, u arrestuan të dyshuar si të përfshirë në shantazhimin e adoleshentes 19 vjeçare me inicialet E. P, studente në një prej universiteteve të Tiranës.

E dëmtuara mësohet se kishte qenë në një qendër interneti, ku ka hapur adresën e saj në rrjetit social facebook, ndërsa adoleshentët kanë mundur t?i vjedhin passwordin.

Në mesazhet e komunikimit që e dëmtuara ka pasur me të dashurin e saj në Itali, personat kanë zbuluar edhe disa foto me përmbajtje intime apo erotike.

Këto foto janë shkarkuar nga tre të rinjtë e arrestuar tashmë dhe më pas ka nisur një komunikim me vajzën të cilës i është kërkuar një shumë prej 30 mijë lekësh të reja në këmbim të mospublikimit të tyre.

Pas disa komunikimeve dhe mesazheve shantazhuese, studentja 19 vjeçare denoncoi në policinë e kryeqytetit të rinjtë. Këta të fundit pavarësisht se e dëmtuara iu kishte ofruar paratë, nuk kanë pranuar nga frika se mund të arrestoheshin.

Ndërkaq hetuesit e policisë, kanë kryer kqyrjen e adresës së facebook-ut të të dëmtuarës, si dhe komunikimet me ta.

Pas hetimeve të kryera, gjykata e krimeve të rënda vendosi disa ditë më parë masat e sigurisë arrest me burg për Sokol Krajën dhe dy personat e tjerë me masën e sigurisë detyrim me paraqitje për shkak të moshës së tyre të mitur.

Masat e sigurisë u ekzekutuan këtë të premte nga policia, ndërsa tashmë i arrestuar në qeli qëndron vetëm Sokol Kraja.

Free Traffic Exchange