Samiti i Parisit, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi diskutojnë për transportin rrugor dhe hekurudhor

2016-05-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ministrat e Transportit, ai shqiptar Edmond Haxhinasto dhe homologët Lutfi Zharku i Kosovës dhe Ivan Brajovic i Malit të Zi zgjodhën Shkodrën për të diskutuar lidhur me masat që 3 vendet duhet të marrin për Samitin e 4 korrikut në Paris.
Pas diskutimeve kokë me kokë, i vetmi që zgjodhi për të folur për mediat ishte ministri Haxhinasto, i cili shpalosi axhendën e bisedimeve. Fokus tha Haxhinasto kanë qenë masat e buta dhe liberalizimi i tregut mes vendeve tona, si dhe protokollet që do të nënshkruhen për transportin hekurudhor.
Haxhinasto: Fokusi ka qenë tek masat e buta, ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e tregut. Janë një sërë veprimesh që duhet të ndërmerren akoma. Me Malin e Zi duhet të përfundojmë disa protokolle për transportin hekurudhor.
Një tjetër çështje e prekur në këtë takim ishte edhe traktati i përbashkët për transportin, që synon liberalizimin e tregut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/samiti-i-parisit-shqiperia-kosova-dhe-mali-i-zi-diskutojne-per-transportin-rrugor-dhe-hekurudhor/