Komsionet hetimore për CEZ-in u mblodhën në të njetën ditë.
Socialistët për të miratuar planin e hetimit që nga koha kur çekët privatizuan ost ndërsa demokratët për të zgjedhur Vasilika Hysin si sekretare të komisionit që do të hetojë prishjen e këtij privatizimi.
Sipas Edmond Spaho shtetit i është bërë një dëm prej mbi 470 milionë euro nga zgjidhja e kontratës.
Ndërsa Eduard Shalsi kërkoi që Prokuroria të vërë në dijeni komisionin mbi hetimet e nisura për këtë çështje.
Krahas divergjencave mbi dështimin e këtij privatizimi, palët debatuan dhe mbi mbi dështimin e këtij hetimi.
Një vonesë 10 minutëshe e PD-së në komisionin tjetër për CEZ të Taulant Ballës, bëri që Liljana Elmazi të ishte e vetmja deputete e kësaj force në votimin për vendimmarrjet e komisionit.
Mbyllja e mbledhjes me demokratët tek dera nuk u prit mirë nga këta të fundit.