http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për inkriminimin e punonjësve të policisë. Sipas Ministrit të Brendshëm, Basha duhet të bëhet serioz dhe të denoncojë faktet që ka.?Më kanë bërë të ditur që kjo është deklaruar dje nga kryetari i Partisë Demokratike në një emision. Gjithsesi, unë e ftoj të bëhet politikan serioz. T?i lërë fjalët e kota, ta bëjë publike, ta çojë në Prokurori. Ka disponibilitetin tonë të plotë për çdo hetim në raport me akuzat që thotë se ka. Përndryshe, me llafe pazari për të mbushur studiot televizive, unë nuk kam kohë të merrem.?Tahiri i bëri deklaratat pas konsultimit me grupet e interesit për projektligjin për ?Komunikimet elektronike? ku shtoi se ndryshimet do mundësojnë hetime penale shumë më efektive dhe mbi të gjitha rezultate në kohë. Ministri i Brendshëm tha se me projektligjin per Komunikimet Elektronike, nuk preken kompetencat e Prokurorisë, i cili është organi vendimmarrës për nisjen ose jo të përgjimeve dhe hetimeve.