“Sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktorja e madhe Tinka Kurti është 84 vjeç. Jetëgjatësinë e saj ajo ia dedikon kujdesit dhe vëmendjes per shëndetin. Ashtu si çdo moshatar i saj edhe aktorja, nuk mund t?i shmanget përdorimit te ilaçeve, per te mbajtur nen kontroll sëmundjet e moshës. E zgjedhur si imazh ne ditën botërore te sëmundjeve te zemrës, Tinka Kurti, tregon se sa i rëndësishëm eshte ekzaminimi ne kohe dhe vizitat periodike tek mjeku. Mjeket kardiologë japin alarmin se sëmundjet e zemrës dhe kryesisht ajo qe njihet si pamjaftueshmëria e funksioneve kardiake, po prek moshat e reja. Edhe pse është nje sëmundje qe fillon pas te 65-tave, paciente serioze janë bere edhe te rinjtë. Ne Shqipëri, diagnostikohen çdo vit 7 mije persona me probleme ne zemër. Sipas specialisteve, numri i vdekjeve nga insuficienca kardiake është i larte. Ata bëjnë apel për kontrolle te vazhdueshme qofte edhe pas periudhes gripale. Problemet kardiake mbajnë vendin e pare ne listën e sëmundjeve qe prekin popullsinë shqiptare, por jo vetëm. 40% e personave mbi 60 vjeç vuajnë nga zemra për shkak dhe te komplikacioneve qe jep diabeti dhe hipertensioni. Ndërsa nje ne katër paciente me zemër, humb jetën nga problemet kardiake.