1.5 milion lekë të reja është gjoba që gjykata e Tiranës i ka faturuar 14 personave të dënuar për veprën penale të shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit.
Të dëmtosh tubacionet e ujit apo rrjetin e ujësjellësit është vepër penale dhe dënohet nga gjobë deri në pesë vite burg.
Kjo ka ndodhur me 14 persona në kryeqytet prej Janarit 2016 deri 3 Maj 2016 ditë kur dhe është dhënë vendimi i fundit.
Në këto dënime nuk ka munguar dhe burgu ku 20 ditë dënim të dhëna ndaj një të pandehurve është konvertuar në punë publike dhe shërbim prove.
ReportTv ka kryer një vëzhgim në faqen e gjykatës së Tiranës ku referuar nenit 159 të kodit penal për këtë krim 14 të pandehurit janë dënuar me gjobë deri në burg, gjoba të cilat variojnë nga 40 mijë deri në 800 mijë lekë.
Kryesisht këto ndërhyrje për dëmtimin e rrjetit të ujit janë kryer në periferi të Tiranës por nuk mungojnë dhe rastet kur banorë në lagje të ndryshme ka dëmtuar sahatet apo kanë përdorur linja të fshehura.