Report TV - Vrasja,burg policit, prokuroria: Trimi pas vrasjes ishte te varrimi i Çiçajt

2016-05-06 1

Pas mjekut Redjan Rraja në burg mbetet dhe efektivi i policisë Alban Trimi i cili mbrëmjen e 1 Majit ndodhej në tavolinë së bashku me viktimën Elton Cica në lokal ?De Niro? në bllok.

Pas prangosjes Trimi ka deklaruar për hetuesit se ndodhej ne Tepelenë në varrimin e Eltonit. Kjo tregon se prania e policit me Ciçën nuk ka qenë rastësore, por kishin miqësi me njëri-tjetrin.

Trimi ka dalë këtë të Premte para gjykatës së tiranës ku u njoh zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tij, atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.
Prokurori Enklid Gjini në një seancë me dyer të mbyllura i ka argumentuar gjykatës se Trimi është person i dyshuar për veprime që sipas prokurorisë janë kryer me qëllim për të penguar zbardhjen e vrasjes së Çiçës.

Dhe pse zyrtarisht prokuroria nuk ka shpërndarë asnjë material kur kanë kaluar 5 ditë nga atentati që i mori jetën 36 vjeçarit Elton Çiça, burime nga grupi hetimor thanë se bëhet fjalë për fshehjen e pistoletës dhe celularit që mbante me vete Çiça.

Ajo çka mbetet mister është fakti se kush nda dy të dyshuarit i ka kryer këto veprime, pasi për të njëjtën akuzë në burg po mbahen mjeku Rraja dhe polici Trimi.
Ka qenë prokurori Gjini që ka urdhëruar arrestimin e dy personave të ndodhur në tavolinë me Çiçën pasi nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë ka rezultuar se deklaratat e tyre fill pas shoqërimit në polici ishin kontradiktore me veprimet reale që ata kishin kryer në lokal.

Ndërkohë burime nga grupi hetimorë i thanë Report TV se janë në pritje të tabulateve telefonike të personave që ishin në të njëjtën tryezë me Çiçën për të zbardhur raportet e tyre apo ndonjë kërcënim të mundshëm që viktima mund të ketë marrë në celular pasi dhe momentin që ai u vra po shkëmbente mesazhe.

Free Traffic Exchange