Dosja “Ksera” çohet në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-06 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundon zyrtarisht nën akuzë ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen hetimore ndaj tyre për ?Vjedhje duke shpërdoruar detyrën?. Ksera dhe bashkëpunëtoret e tij akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara. Spiro Ksera, akuzohet për veprën penale të ?Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim?. Kleves Bitro, Artevis Mene, Dritan Fejzulla, Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbiba të katërt të akuzohen për ?Falsifikimit të dokumentesh në bashkëpunim?, si dhe Alban Karabashi, administrator i një agjencie private, akuzohet për kryerjen e veprës penale të ?Vjedhjes në bashkëpunim?.Nga hetimi disa mujor i Prokurorisë, rezulton se aktivitetet nuk janë realizuar, por që të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike.

Free Traffic Exchange