Meta, mesazh Kongresit Amerikan - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vizitës se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kreu i kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar nje mesazh kongresmeneve amerikane, te publikuar ne ?Haffington Post?. Pasi vlerëson SHBA si nje aleat te çmuar, Meta ndalet te një nga krizat me te mëdha me te cilat përballet sot Europa por jo vetëm, ate te refugjateve.Vala e emigrantëve të dëshpëruar është shfaqur në horizontin tonë. Po, ne kemi male të larta që shërbejnë si barriera të pjesshme për hyrjen e tyre. Por edhe vetë malet nuk mund ta ndalojnë këtë valë. Ne aspak nuk kemi ndërmend të ndërtojmë mure. Si evropianë ne kemi një histori me ngritjen e mureve. Ne e dimë që muret nuk mund t?i pengojnë njerëzit, por e dimë me siguri se ngritja e tyre mund t?i kthejë vendet pas. Muret nuk mund të bëjnë dallimin midis njerëzve të mirë dhe atyre të rrezikshëm, por sigurisht që qeveritë e mençura mund ta bëjnë këtë më së miri. Kreu i Kuvendit përmend bashkëjetesën e shkëlqyer fetare ne Shqipëri, si nje nga shembujt me te mire për t?u ndjekur.Shqipëria ka një histori për të treguar, një histori shumë domethënëse. Është historia e një populli me shumicë myslimane që bashkëjeton me komunitete të forta katolike dhe ortodokse. Por ju lutem shihni drejt nesh sa më afër të mundeni. Ju nuk do të shihni një besim të ketë ndonjë rol në drejtimin e qeverisjes së vendit tonë ose të diktojë sjelljen e popullit shqiptar.Ne si shqiptarë jemi krenarë për harmoninë tonë të pakonkurrueshme fetare.Kreu i Kuvendit e përfundon mesazhin e tij me nje apel drejtuar kongresmeneve amerikane, por edhe gjithe investitorëve potenciale per ta shikuar si nje mundësi e mire per bizneset amerikane.