Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të udhëtojë ditën e hënë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prag të vizitës, ai i është drejtuar me një letër Kongresit amerikan, ku vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e veçantë të SHBA në zhvillimet në Shqipëri.
Meta: ?Falë mbështetjes së vendit tuaj të madh, ne kemi përshkuar një rrugë të gjatë dhe që prej vitit 2008. Krahas krenarisë, ne duhet që të diskutojmë me urtësi dhe seriozitet, sfidat tona të përbashkëta?.
Meta kërkon nga kongresmenët amerikanë të nxisin kompanitë amerikane të investojnë në vendin tonë.
Meta: ?Mund të jetë mjaft me përfitim për vendet tona nëse Shqipëria shënon një rritje dhe progres në një mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Thuajuni kompanive, qofshin ato agrokulturore, infrastrukturore, telekomunikacioni ose atyre që kanë të bëjnë me sisitemet bankare. Hajdeni të na vizitoni dhe do të shihni një shtet në lëvizje, i cili ka potencial për të lëvizur më shpejt përpara me më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit, më shumë kontribute në shoqërinë civile dhe më shumë zhvillim ekonomik, me Shtetet e Bashkuara si partner?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-leter-kongresit-amerikan-jemi-krah-jush-tregojuni-biznesit-per-shqiperine/