Report TV - Vodhi 30 mln lekë, Prokuroria dërgon për gjykim dosjen 'Ksera'

2016-05-06 3

Pas pesë muaj hetimesh ish Ministri i punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera, përfundon në gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ka qenë prokurori Ndini Tavani që ka depozituar në gjykatë kërkesën për hapjen e procesit gjyqësorë ndaj ish ministrit Ksera dhe 6 bashkëpunëtorëve të tij mes tyre ish zyrtarë shtetërorë.

E konsideruar si dosja Ksera veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.

Këto para u morën nga Buxheti i shtetit por vetë Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit Grek në vendin tonë.

Këta janë të pandehurit që brenda muajit Maj pritet të dalin para gjykatës penale të Tiranës


Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi ?arrest në burg?, Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?, Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?, Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?, Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi ?detyrim për paraqitje?, Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi ?detyrim për paraqitje?, Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ?Spektakël Karabashi?, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të ?Vjedhjes?, në bashkëpunim.

Ksera u prangos më 29 Janar 2016 në fshatin e tij Derviçan, ndërsa gjykata e apelit dhe ajo e lartë refuzuan ta lirojnë duke lënë në fuqi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për llogari të hetimeve.

Free Traffic Exchange