Report TV - Rriten sërish kreditë e këqija, tani 18.9 përqind

2016-05-06 0

Sistemi bankar fshiu nga bilancet 26 miliardë lekë kredi të humbura dhe ky u bë faktori kryesor në uljen e nivelit të kredive me probleme. Por në tremujorin e parë të vitit 2016, kreditë e këqija u rritën në 18.9% nga 17,7% në fund të vitit të shkuar.


Në tremujorin e parë të vitit 2016, kreditë e këqija u rritën në 18.9% nga 17,7% në fund të vitit të shkuar. sistemi bankar fshiu nga bilancet 26 miliardë lekë kredi të humbura dhe ky u bë faktori kryesor në uljen e nivelit të kredive me probleme. Objektivi është që ky tregues të ulet në nivelin 15% deri në mesin e vitit të ardhshëm, falë ristrukturimit të suksesshëm të disa prej kredive me probleme, por, mbi të gjitha, falë rritjes së kredisë së re.

Sipas të dhënave nga BSH, janë 35 kompani të mëdha që zotërojnë pjesën më të madhe (65%) të kredive të këqija në sistemin bankar. Huatë e humbura, për të cilat bankat nuk kanë më shpresë arkëtimi, ranë në 52 miliardë lekë në tremujorin e fundit 2015, nga 66 miliardë lekë që ishin në tremujorin e tretë.

Për vitin 2015, ky sistem realizoi, në fakt, një fitim rekord prej 15.7 miliardë lekësh (afro 116 milionë euro), megjithatë Banka e Shqipërisë do të kërkojë nga bankat e nivelit të dytë që fitimi të mos shpërndahet, por të kapitalizohet, për të shëndoshur më tej gjendjen e sistemit financiar.