Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në strehëzat për gratë dhe vajzat e dhunuara, kapacitetet akomoduese janë më të pakta se sa kërkesat dhe nevojat e kësaj kategorie në vend. Referuar rasteve të trajtuara në këto strehëza, ekspertët thonë se kategoria më problematiket ku duhet të punohet fort janë gratë e izoluara pasi bashkëshorti ka shkëputur marrëdhëniet e gruas me gjithçka përreth. Pavarësisht përpjekjeve që po bën Qeveria për të rritur rolin e gruas në shoqëri, mekanizmat dhe strategjitë nuk kanë qenë efikase.
Pjesa më e konsiderueshme e grave që kërkojnë një strehëz të sigurtë janë gratë e izoluara.
Sipas ekspertëve, bashkëshorti dhunues përpara agresionit ka shkëputur kontaktet me familjarët e saj dhe më pas ka ushtruar dhunë sistematike.
Numri i shtretërve në strehëzën për gra dhe vajza të dhunuara në Tiranë shkon në 10 dhe është e pamundur për të përballuar kërkesat dhe nevojat që ka kjo kategori.
Edlira Haxhiymeri që drejton këtë strehëz tha se fenomeni i dhunës është i përhapur në zonat urbane, në Tiranë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gra-te-izoluara-katergoria-qe-duhet-perfshire-ne-programe-punesimi/