Report TV - Mazhoranca e opozita të përçarë edhe për nderimin e të rënëve

2016-05-05 0

Shqipëria feston sot, 5 Majin, që njihet si Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit, edhe këtë 5 maj, krerët më të lartë të shtetit morën pjesë në ceremoninë e përvitshme në varrezat e Dëshmorëve. Maxhoranca dhe opozita kryen homazhet të ndara për Ditën e Dëshmorëve.

Kurora me lule u vendosën nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendës kryeministri Niko Peleshi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përfaqësues të lartë të maxhorancës dhe opozitës.