Prania e paprecedentë, Lu e Vlahutin javën tjetër tek grupet e PD, PS dhe LSI- Ora New

2016-05-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e së premtes (6 maj) e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku pjesëmarrës do të ishin ambasadorët Donald lu dhe Romana Vlahutin, është anuluar.

Edhe pse nuk ishte njoftuar zyrtarisht, burime të sigurta pranë selive kryesore politike, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, konfirmuan për mbledhjen e grupit me prani dhe të dy ambasadorëve, kumbarë të reformës në drejtësi.

Por paraditja e së enjtes solli ndryshim të agjendës. Po të njëjtat burime pranë Partisë Demokratike, konfirmuan anulimin e mbledhjes së grupit të tyre të parashikuar për të premten në orën 15:00, pa dhënë detaje mbi arsyet.

Ndërsa burime pranë selisë rozë, bënë me dije se mbledhja e grupit me pjesëmarrjen e dy ambasadorëve, pritet të zhvillohet në javën e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama, shfrytëzoi rastin në parlament, për të thënë që ambasadorët Lu e Vlahutin, janë të mirëpritur në grupin e tij parlamentar, por ata duhet të shkojnë tek demokratët, të cilët sipas tij nuk e duan reformën në drejtësi.

Rama: Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare, nuk e di nëse ka ndodhur në vende të tjera, por nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takim me grupin tuaj.

Se me grupin e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ata janë të mirëseardhur, por nuk kanë asgjë as për të kërkuar, as për të sqaruar, as për të sheshuar, sepse koalicioni ynë është shprehur shumë qartë: ka qenë i gatshëm ta votojë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ju nuk keni qenë të gatshëm.

Të njëjtën garanci për gatishmërinë e miratimit të reformës dha edhe kryetari i LSI, partia e dytë në qeverisje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-e-vlahutin-javen-tjeter-takime-te-vecanta-me-ps-pd-e-lsi/