http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasioni i tij janë pullat postare. Për vitet të tëra ka koleksionuar qindra të tilla. Muharem Gimjani, nuk është si ndonjë jurist apo ekonomist që koleksionimin e bën thjesht për pasion. Gimjani gjithë jetën e tij ia ka kushtuar pullave postare dhe mbledhjes së monedhave, duke e shndërruar kështu në profesionin e tij të parë. Si filiatelis është vlerësuar në qytetin e Princ Vidit me medaljen ?Vermeji? për koleksionin ?Historia postare e Mbretërisë shqiptare?. Këtë koleksion pullash që datojnë në vitet 1928-1938, ai e ekspozon sot edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve. ?Balkanfila?, kjo ekspozitë e njohur tanimë në të gjithë Ballkanin vjen për herë të parë në Tiranë dhe i përcjell publikut 101 koleksionet më të mira të pullave postare. Nuk mungon edhe pulla e parë shqiptare, e cila daton më 5 maj të vitit 1913 apo pullat e shtetit më të ri. te Kosovës. Ekspozita e çelur ketë te enjte 5 do te mbyllet mbrëmjen e së dielës.