Mazhoranca e opozita nderojnë dëshmorët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndarjen opozita dhe mazhoranca e treguan edhe në festimet për Ditën e Dëshmorëve. Ceremoni të veçanta për një festë që duhet të bashkonte të paktën me protokoll politikën shqiptare. Në orën 9 e gjysmë kreu demokrat Lulzim Basha, deputetë dhe mbështetës të opozitës kryen ritualin e vendosjes së kurorave me lule pranë monumentit ?Nënë Shqipëri?. Rreth 1 orë më pas, kreu i Kuvendit, zv/kryeministri, ministra dhe deputetë të mazhorancës bënë homazhe në nder të dëshmorëve, po në të njëjtin vend. Kryetari i Kuvendit vlerësoi luftën çlirimtare të heronjve Antifashiste.?Është një ditë angazhimi dhe detyrimi jo thjesht për të kujtuar veprën e tyre të përjetshme, por edhe për të kontribuar në mënyrë që Shqipëria të jetë një vend më i sigurt, i begatë dhe më i lumtur për të gjithë qytetarët e saj.?Ndërkohë që lideri i opozitës Basha foli edhe per nevojën për të çliruar vendin nga korrupsioni.?E sotmja është dhe ditë reflektimi, reflektimi i PD para gjakut të dëshmorëve është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore për një Shqipëri të lirë, të njerëzve të lirë. Për një Shqipëri demokratike të çliruar nga krimi dhe korrupsioni?.Më pas, demokratët kryen homazhe edhe pranë memorialit të Azem Hajdari, i vendosur në vendin ku u vra në shtator 1998. Por 5 majin e kanë kujtuar edhe ata pak komunistë të mbetur. Me fotografinë e diktatorin Enver Hoxha, kur të gjithë politikanët e majtë e të djathtë ishin larguar, ithtarët komunistë thanë se do t?i qëndronin deri në fund idealeve të Luftës Antifashiste.