Report TV - Korçë, shpërthen bolieri,plagosen 3 persona, ja si u dëmtua banesa

2016-05-05 8

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lagje të qytetit të Korçës ku një bolier ka shpërthyer duke lënë të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave, bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në familjen Strati, ku kryefamiljari A.Strati 61-vjeç, djali i tij H.Strati 35-vjeç dhe nipi 8-vjeçar janë plagosur pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Siç duket edhe nga fotot, ky shpërthim ka shkaktuar dëme të mëdha ku gjithçka është dëmtuar duke lënë në qiell të hapur familjen Strati.

I mituri është dërguar me shpejtësi në spitalin e Korçës aty ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë e cila përfshiu në panik edhe banorët e tjerë të zonës ku ka ndodhur shpërthimi.

Free Traffic Exchange