Ka skaduar pasditen e djeshme afati për plotësimin dhe dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, pranë institucioneve përkatëse, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin e politikës, Parlamentit, administratës dhe pushtetit vendor.
Në limitet e fundit kohore, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në sportelet e Departamentit të Administratës Publike pati fluks të subjekteve deklaruese, për dorëzimin e formularit. Gjithsesi, pavarësisht thirrjeve, paralajmërimeve dhe rreptësisë së ligjit, shumë funksionarë, sidomos të pushtetit vendor, kanë sfiduar ligjin për dekriminalizimin, duke mos dorëzuar formularin pranë KQZ.
Në mbyllje të afatit të pacaktuar, dhjetëra anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë refuzuar plotësimin e formularëve, duke humbur kësisoj mandatin. Në vendimin e Kuvendit nr. 17/2016 për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin e dekriminalizimit, thuhet se nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim. Ndërkaq, pikën 5 të ligjit, thuhet se refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit ose mosparaqitja e formularit të vetëdeklarimit përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit në zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo për mosemërimin nga organi përgjegjës sipas ligjit.
DAP
Nëpunës të shërbimit civil, shërbimit diplomatik, drejtues të niveleve të ndryshme të administratës qendrore dhe vendore, nuk kanë dorëzuar pranë sporteleve të DAP formularët e vetëdeklarimit. Apartamenti i Administratës Publike shtoi numrin e sporteleve si dhe ka zgjati edhe me dy orë afatin, për t?u krijuar një tjetër mundësi nëpunësve që sfiduan ligjin. Në një njoftim të fundit, DAP paralajmëroi subjektet për pasojat. ?DAP përsërit ftesën për të gjithë nëpunësit që janë subjekt i ligjit të lartpërmendur që të nxitojnë me dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, pasi mos plotësimi i kësaj kërkese të ligjit do të çojë në largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra?, thuhet në njoftimin e DAP. Megjithatë, në mbyllje të afatit, një numër i konsiderueshëm nëpunësish nuk kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit