Report TV - Blushi: Mbledhja e grupeve me ambasadorët, turp për politikën

2016-05-05 0

Deputeti socialist Ben Blushi e ka konsideruar mbledhjen e grupeve parlamentare në praninë e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, si tallje për klasën politike shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Blushi tha se ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet parlamentare për t'i bindur për reformën dhe kjo sipas tij tregon se politikanët shqiptarë po detyrohen ta bëjnë atë.

"Klasa politike po e saboton qëllimisht reformën. Ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet për t'u caktuar punën dhe oraret e punës. Ato kanë vendosur ta mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Në një kuptim dhe në cdo kuptim nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin evet. Fatmirësisht ajo që po ndodh është që të huajt nuk po na lënë vetëm," tha Blushi.

Por sipas tij çmimi i kësaj reforme është tallja nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët me klasën politike.

"Kjo mbështetje për reformën në drejtësi ka një çmim. Çmimi është tallja me ne. Çmontimi i këtij parlamenti, përçmimi i kësaj klase politkke dhe në fund fare shfarosja si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shafarosjes, proces që shqiptarët nuk e bën dot me vot, por kjo do bëhet përmes reformës në drejtësi. Shqipëria do jetë më mirë kur ne të ikim. A është ky çmimi i merituar? Nëse pyesim shqiptarët janë të gjithë dakort se ne e meritojmë të tallemi," u shpreh ai.

Sipas Blushit nëse reforma në drejtësi do të kalojë, do të shërbejë për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe zmbrapsjen e vendit nga politikanët. Blushi tha se parlamenti ka qenë besnik i parimeve esadiste, kundër interesit kombëtar, por që po shënon fundin me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Free Traffic Exchange