Veliaj: 2016 do jetë viti i fëmijëve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, 2016 është viti i fëmijëve, pasi shumë shpejt ata do të kenë kënde lojërash në çdo lagje, ndërsa do të vazhdojë edhe rikonstruksioni i 23 kopshteve.?Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve ne Tiranë. Jo vetëm se do të mbarohen të gjitha kopshtet, por sepse do të mbarojmë këndin e lodrave te Liqeni, do të mbarojmë gjithashtu këndin e lodrave në të 11 njësitë urbane të Tiranës, aty ku dhe përqendrimi i fëmijëve është më i madh. Kemi filluar tashmë te zona e ?Mine Pezës?, do të fillojmë shumë shpejt këndin e lodrave tek Materniteti i Ri dhe mbasi të mbarojmë aty, do të vazhdojmë në të gjitha njësitë e tjera. Ne kemi premtuar që këtë vit do të rikonstruktojmë 23 kopshte të Tiranës, do i rehabilitojmë ato totalisht, do të heqim lagështirën, do të vendosim të gjitha mjetet higjeno-sanitare, do të ketë kënde lodrash në kopshte dhe kemi premtuar që fëmijët do t?i kemi prioritet në Bashkinë e Tiranës. Kjo është arsyeja pse vjet filluam me çerdhet dhe sivjet vazhdojmë me kopshtet?.Veliaj mori pjesë në inaugurimin e kopshtit ?Xixëllonjat? në Fushën e Aviacionit në Laprakë, i cili tashmë ka një ambient me infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurt për fëmijët.?Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë ?Adopto një kopsht?. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit?.Kryebashkiaku premtoi se gjatë vitit do të realizohen edhe disa ndërhyrje siç janë rikonstruksioni dhe hapja e bibliotekave të lagjeve, si dhe hapja e kampeve verore.

Free Traffic Exchange